Remitencat e pranuara në Kosovë paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore.
Ato arritën vlerën prej 163.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.3 për qind, transmeton transmetuesi publik.
“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 38.5 për qind, përkatësisht 22.8 për qind e të gjitha remitencave të pranuara në Kosovë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.7 për qind e remitencave të pranuara në Kosovë.