Gjatë viteve 1961-1994, Renault 4 ishte modeli më i shitur në historinë e kësaj kompanie së njohur franceze, por me ardhjen e rregullave të reja nga Bashkimi Evropian ky model nuk është përputhur dhe kompania është detyruar që të zhvillojë një pasardhës të tij.
Pasardhësi i Renault 4 ishte Twingo, i cili ofroi disa vlera të ndryshme në një karroceri të vogël kompakte me një palë dyer, transmeton Koha.net. Po ashtu, Twingo ofroi një hapësirë të paimagjinueshme në atë kohë të interierit, i cili lirisht mund të thuhet se ka qenë “themeluesi” i një kategorie të re të SUV-ave të vegjël për qytet.
Në Evropë, modelet e para janë prodhuar deri në vitin 2007 dhe në Kolumbi deri në vitin 2012. Rreth 2.4 milionë Renault Twingo janë shitur dhe ky model ende shihet nëpër rrugë.
Patrick Le Quément ka ndërtuar dizajnin e këtij modeli 25 vjeçar në bazë të skicave të Jean-Pierre Ploué të cilat i ka bërë në vitet e 80-a për projektin “Mono-Box” ECO 2000.
Renault Twingo ka këto dimensione: 3.4 x 1.6 x 1.4 metra, dhe ishte në dispozicion me motorët me kapacitet prej 55 deri 76 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Twingo deri më tani është ridizajnuar relativisht tre herë, në vitin 1998, 2000 dhe 2004, si dhe njëherë është ofruar në version me marshin gjysmë-automatikë.
Modeli i vitit 2007 ka humbur paksa individualitetin, ndërsa në vitin 2014 është prodhuar si gjeneratë e tretë dhe ishte në dispozicion sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme.