Qeveria e Edi Ramës është në të njëjtin nivel me qeverinë e talebanëve në Afganistan kur bie fjala për respektimin e ligjit.
Kështu thuhet në një sondazh të publikuar nga ‘World Justice Report’.
Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin
Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku.
Në sondazh shihet se Afganistani i talebanëve është vetëm një pikë më keq në renditje se Shqipëria e Edi Ramës.