Rëndohet situata në Hoshtimë, flakët përparojnë në zonat pyjore! Helikopteri në ndërhyrje nga ajri (PAMJE)

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës vijon të përhapet me shpejtësi, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën në terren. Era e fortë po favorizon avancimin e flakëve drejt zonave të pyllëzuara, duke vështirësuar ndjeshëm përpjekjet për shuarjen e tyre.


Për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja nga toka është bërë pothuajse e pamundur, çka ka detyruar autoritetet të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri me helikopter.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por situata konsiderohet kritike dhe mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.

nderhyrje nga ajri

nderhyrje nga ajri 2

nderhyrje nga ajri 3

nderhyrje nga ajri 4

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme