Replikat mes Albin Kurtit e Ramush Haradinajt për rastin e Astrit Deharit

Kryeministri Ramush Haradinaj u është përgjigjur kritikave të deputetëve të Vetëvendosjes, sipas të cilëve Qeveria nuk po bën mjaftueshëm për zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit, shkruan Periskopi.

Haradinaj tha se Qeveria ka pranuar hetimin ndërkombëtar pikërisht nga instituti që ka kërkuar familja e Deharit.

“A vlejnë këto tjerat që i kemi ba. Hetimi ndërkombëtar me ndodh nga instituti që e ka kërku familja. A ka ba mirë najsen kjo Qeveri. Unë kam kërkuar ndihmë nga autoritetet e atij shteti që të rregullohet ajo punë. E kuptoj, ju keni radhit ato pika, të gjitha kanë peshë, mirëpo kisha sugjeruar që në fund ta përkrahni këtë Qeveri, me këtë orientim, që me përkrah hetimin nga ndërkombëtarët, jashtë çdo ndikimi të mundshëm nga ne. A është në rregull që me dërgu ma tutje këtë përkrahje”, tha Haradinaj.

Atij i reagoi deputeti Albin Kurti.

Sipas tij, konteksti i kësaj ngjarje është i ndotur, teksa tha se mirëpresin çdo bashkëpunim nga Qeveria për hetim ndërkombëtar.

“Sigurisht që ne mirëpresim çdo bashkëpunim nga Qeveria për hetim ndërkombëtar, por në shtet ka interesa të forta kundër këtij hetimi të pavarur, sepse janë pjesë e problemit. Po ta kishim shtetin në rregull, s’kishim pas nevojë për hetim ndërkombëtar. Këta njerëz duhet të hapin rrugë. Kanë dalë gjërat nga dhoma e dëshmive e faktet që janë mbledhur për vdekjen e dhunshme të Astritit. S’ka asnjë hetim për këtë punë. Dëshmitë u janë dhënë medieve që janë kundër vetëvendosjes. Konteksti është i ndotur, andaj duhet të pastrohet”, tha Kurti.

Sërish reagoi kryeministri Haradinaj, i cili kërkoi përkrahjen e Kuvendit për hapat që ka ndërmarrë Qeveria lidhur me këtë rast.

“Albin unë fola për dyshimin që është krejt normal. është e logjikshme që është ky mosbesim. Mirëpo ka diçka që del përtej kësaj. Kanë rënë dakord, të gjithë e kemi votuar hetimin ndërkombëtar. S’di çka të bajmë tjetër, bre burrë. Me këtë mendoj se e kemi bë një vepër. Hetimet do të merren me dyshimet”|, përfundoi Haradinaj./Periskopi  

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme