Pas operacionit të dështuar për evakuimin në Kabul dhe pas sulmeve fatale, kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Shtetit.
Republikanët e Kongresit kanë nisur procedurat për largimin e tij, ku kanë prezantuan nenet e ‘Impeachment’ kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për rolin e tij në ‘tërheqjen me pasoja’ të forcave amerikane nga Afganistani.
“Sekretari Blinken nuk ka arritur të mbajë me besnikëri betimin e tij dhe në vend të kësaj ka kryesuar një braktisje të pamatur të interesave, sigurisë dhe vlerave të kombit tonë në rolin e tij në tërheqjen e forcave amerikane dhe aseteve diplomatike nga Afganistani”, thuhet në artikuj.
“Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari i Shtetit ka për detyrë të informojë Kongresin dhe qytetarët amerikanë për sjelljen e tij në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të SHBA”, tha Rep. Ralph Norman, në një deklaratë dhënë Fox News./ hannity/