Reshitaj, ministrja e parë që i shkon për vizitë Bekim Jasharit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, është e para nga kabineti qeveritar i Haradinajt që e vizitoi kryetarin e ri të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari falënderoi ministren për  vizitën, përkrahjen e saj dhënë atij dhe projekteve në fushën e mjedisit derisa Reshitaj ofroi mbështetje dhe u shpreh e bindur që kryetari i ri si anëtar i familjes Jashari do të punojë drejtë dhe do të bëjë ndryshime pozitive në qytetin e Skenderajt.

Pas vizitës në komunë, ministrja bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari.

Duke vlerësuar lartë veprën sublime të familjes Jashari, ajo u shprehë se flijimi për çështje kombëtare është niveli me i lartë i atdhedashurisë.

Ministrja sot vizitoi edhe kryetarin e  komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri me të cilin biseduan për projektet e kanalizimit, ujësjellësit, trajtimit të ujerave të zeza etj, që MMPH-ja do t’i realizojë në vitin 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme