Të dhënat kontradiktore i ka paraqitur ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj në deklarimin e pasurisë të cilin e ka shpalosur në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Kontradikta qëndron tek vendet e punës.
Para se të merrte detyrën e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj punonte mjeke specialiste – ortodonte në Qendrën Klinike Spitalore Universitare të Kosovës –QKSUK.
Pasi kishte marr postin e ministres në shtator të vitit 2017, e kishte bërë deklarimin e pasurisë në AKK-së, ose saktë me datë 11.10.2017.
Në formular kishte shënuar se “sa i përket funksioneve dhe aktiviteteve tjera, pozita asitente-mësimdhënëse ne Fakultetin e Mjekësisë – UP, nga ky muaj do te dërgohet si pagë sekondare, kurse pozita e punës ne Ministrinë e Shëndetësisë – mjeke specialiste ortodonte është pezulluar me vendim nga muaji tetor 2017”.
Por, në deklarimin e fundit të pasurisë që Reshitaj e ka bërë në AKK, figuron përsëri vendi i saj i punës në QSKUK, si mjeke specialiste. Madje, të hyrat vjetore nga kjo punë janë paraqitur në vlerë prej 2,779.47 euro.
Të hyra ka paraqitur edhe nga puna në UP, ndonëse nuk dihet nëse paga është sekondare, ashtu siç kishte thënë në deklarimin e vitit të kaluar. Nga kjo e hyrë në deklarimin e vitit 2017 kishte paraqitur shumën prej 9,459.52 euro, ndërsa tash 8,248.90 euro./lajmi
03.04.2018
10.10.2017