Reshje bore gjatë natës në Korçë/ Në Dardhë trashësia 40 cm, akset nacionale dhe turistike të hapura! 5 fshatra të izoluara në Dardhas, banorët apel për ndihmë

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta dhe të ftohta nga drejtimi Verilindje. Temperaturat kanë zbritur në -6 gradë gjatë natës.


Në zonat malore reshjet kanë qenë me prezencë ere të fortë, në Dardhë trashësia e borës shkon në mbi 40 cm. Gjatë natës është punuar nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë janë 9 mjete borëpastruese.

Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë – Dardhë; Korçë-Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.

Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 9-të deri në kilometrin e 13-të lëvizja me goma dimërore për orët e paradites. Aktualisht temperaturat mesatare janë në -4 gradë dhe moti është i vrenjtur me reshje të dobëta dëbore.

Kontraktorët do vazhdojnë mirëmbajtjen dimërore edhe gjatë ditës, me punime zgjerimi, pastrime dhe kriposje deri në normalizim e plotë të qarkullimit në rrugë.

Në njësivë Dardhas janë të bllokuara 5 fshatra: Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushë, ku ka mbi 1.5 m dëborë.

Banoret kërkojnë ndihmë pasi po mbarojnë rezervat ushqimore. Maliqi ka probleme me energjinë elektrike në Gjinikas, Osojë, Moglicë.

Një pjesë e rrugës së Nikolicës është e bllokuar nga dëbora. Duke filluar nga Gora dhe më tej do ndërhyhet me kontraktorët e Korçës. Probleme me energjinë ka edhe në Progër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme