Qyteti i Elbasanit është vendosur “nën pushtetin” e ujit.
Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, shihet se qyteti është përfshirë nga reshja të mëdha shiu, e si pasojë, disa rrugë të qytetit janë përmbytur. Pamjet që vijnë, janë fiksuar në rrugën që lidh Elbasanin me qytetin e Librazhdit.
Rënia e temperaturave ishte konfirmuar për “News 24” nga sinoptikantia Lajda Porja.
Ajo tha se fundjava do të jetë e freskët e me reshje shiu në disa zona të vendit, përfshirë dhe Tiranën.
(BalkanWeb)