Reshje shiu, vranësira dhe rritje temperaturash gjatë javës/ PARASHIKIMI I MOTIT

Kjo javë, në të cilën sapo kemi hyrë, pritet të jetë e ndryshueshme në aspektin meteorologjik.


Kështu, në dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokalisht mesatare në veriperëndim. Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje.

Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe. Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme