Gazetar: Ani Tahiri
Qytetarët me nevoja ndryshe, që qarkullojnë me karroca kanë vështirësi të lëvizin në kohën kur rrugët janë të mbuluara me borë. Megjithatë Sheval Beqiri nga Çairi thotë se e ka patjetër të lëvizë për të siguruar gjërat elementare.
Sheval Beqirin e takuam në rrugë duke u kthyer nga dyqani ku kishte blerë disa gjëra ushqimore për nevojat e tij.
Edhe pse ai është me nevoja ndryshe dhe rrugët janë me borë, gjërat ushqimore i ka të patjetërsueshme që t’i siguroje vetë, por ndërkohë thotë se ka dalë edhe të shijojë borën që pas shumë viteve ka rënë në Shkup.
“Sa e ke të vështirë që në borë të shkosh të marrish sende për në shtëpi?
Është ftohët, borë bie, ajo është problem. Ku ishe? Kvtu jam me shtëpi.
E shoh që ke marrë sende për në shtëpi, a ishe në dyqan?
Po, mora ca gjëra, bukë dhe lëngje, gjëra që duhen për në shtëpi. Jam invalid, nuk mund të eci aspak… dje nuk dola sepse nuk munda por sot dola, bora nga një anë është gëzim por nga ana tjetër për të moshuarit…. dimër është, bora është bereqet, mirë është të ketë”, tha Sheval Beqiri, qytetar.
Përderisa për disa qytetarë, bora që ka rënë në Shkup, ka shkaktuar telashe dhe probleme të ndryshme, për disa tjerë është gëzim e sidomos për fëmijët të cilët mëzi priten që pas shumë vitesh në Shkup të shohin borën e parë.
”Nuk ka pasur kaq borë si tani, tani është ajo që ishte më herët. Nga njëra anë për fëmijët është gëzim ndërsa për më të rriturit problematike rënia e borës. Po, është problematike sepse varët nga shteti si i rregullon gjërat me pastrimin e rrugëve e sikur të ishin edhe trotuaret të rregulluara nuk do të kishte lëndime tek qytetarët dhe komunat duhet të merren me këtë që mos përfundojnë me fraktura të thyera qytetarët sepse patjetër të dalin dhe të blejnë”, tha një qytetare.
Pos punëtorëve të Komunës së Çairit, që kishin dalë të pastrojnë trotuaret, edhe shumë qytetarë të Shkupit takuam duke pastruar me vetë iniciative hyrjet para shtëpive dhe dyqaneve të tyre./Alsat.mk