Reshjet e rrëmbyeshme, dëme të shumta në Tetovë

Gazater: Bashkim Sulejmani

Shtëpi e rrugë të vërshuara, pemë të shkulura e fusha të dëmtuara është bilanci i motit të keq që për rreth një orë mbizotëroi mbrëmë në Tetovë. Më të prekura ishin objektet afër kazermës së qytetit, ku për gati se çdo vit, ndodhin vërshime. Banorët ankohen madje se ende nuk janë kompensuar dëmet e vitit 2022.

“Ç`la të ju them, ja, gjithëçka është e mbuluar me baltë e ujë. Madje gjërat e shtëpisë ende nuk i gjejmë dot, kanë humbur nëpër baltë. Për fat të keq kjo përsëritet çdo vit dhe nuk bëhet asgjë me vite të tëra. Para dy viteve patëm shumë dëme, patëm njeri të lënduar një zonjë 70 vjeçe, askush asgjë nuk kompensoi, dërguam në komunë në polici dokumente fotografi por ende asgjë nga komuna”, tha Reshjet e rrëmbyeshme, dëme të shumta në Tetovë.

Dëme më të mëdha ka pasur edhe nëpër fushat e mbjella të Pollogut. Me qindra hektar patate, domate lakër e grurë janë shkatërruar tërësisht.

“Dëm shumë ka, dëm në patate speca, ska mbetur asgjë prej tyre. Folëm në mëngjes me komunën vetëm se na thanë që do marrin masa nga Ministria e Bujqësisë. Shtatë familje jemi që merremi me këtë tokë, nga toka varemi, lusim Ministrinë që të na ndihmojë”, u shpreh një bujk.

“Jemi dhjetë anëtarë në shtëpi që varemi prej kësaj toke. Kërkojmë të na ndihmoj shteti sepse gjërat që blejmë në barnatoret bujqësore janë tejet të shtrejta, janë shkatërru krejt domate, speca, grurë, sidomos gruri, i gjithi është shkatërruar”, theksoi një bujk tjetër.

“Dëmin më të madh e kam te lakra, pastaj domatet. Lakër kam mbi 30 ton të dëmtuar që pritsha ti pres, u lajmëruam në ministri të bujqësisë na kthyen prap. Ende s`ka vendim qeverie, na thanë të presim, por çka do presim ska asgjë me fushën më, 11 anëtar në familje nga kjo punë jetojmë. Investim të madh kam bërë, po s`na ndihmoi shteti kot, asgjë sbëhet më vonë është”, shtoi një bujk tjetër.U drejtuam edhe në njësinë rajonale të ministrisë së bujqësisë, për të dëmet, por shefi i saj, kërkoi nga bujqit që të presin vendimin e Qeverisë, pastaj të paraqesin dëmet e shkaktuara nga reshjet e mbrëmshme.

“Ne si ministri ishim në terren pamë që dëmet janë të mëdha, por ne jemi në pritje për veprimet e mëtejme, andaj së pari duhet Qeveria të merr vendim sepse komuna nuk mbulon këto harxhime. Andaj duhet pritur për dëmet në bujqësi të merret vendimi i Qeverisë pastaj dalim ne si njësi rajonale vlerësojmë dëmet në bujqësi, ndërsa komuna ato në objekte”, tha Afrim Sejrani, shef i NJTMB.

Nga komuna e Tetovës kërkojnë që për dëmet e ndryshme të shkaktuara nga moti i keq, banorët, për ndihmë të drejtohen tek Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat, në numrin e telefonit 112, si dhe tek Njësia kundër zjarrit në Tetovë. Përveç në objekte private banimi, dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në Spitalin klinik të Tetovës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme