Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e Gostivarit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan dëme të mëdha në disa lagje të Gostivarit. Më se keqi e pësoi Turçani i madh, ku u dëmtuan dhjetëra shtëpi e punëtori, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në të mbjella.

“Dhjetëra shtëpi dyqane punëtori e fabrika, ditën e djeshme e pësuan nga të reshurat e shiut dhe vërshimet që përfunduan brenda tyre, duke dëmtuar një pjesë të madhe të shtëpive dhe të punëtorive dhe kësaj fabrike të qumështit. Kjo gjë ndodh gati se çdo vit thonë banorët, dhe shkak për këtë është mungesa e kanalizimit atmosferik dhe intervenimet e vetë njerëzve që kanë bërë tek përroi i fshatit, duke ndërtuar ura të vogla të cilat ndalojnë rrjedhën normale të ujit. Kërkohet nga komuna intervenim të shpejtë dhe sanim një herë e për gjithnjë, që të mund të flenë rehat banorët kur ka të reshura të shiut”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Dëmi është ekstrem, ekstrem në shtëpi brenda, me mobile me krejt gjërat tjera janë të dëmtuara. Mbrëmë erdhën nga komuna bënë fotografime dhe asgjë më shumë. Dëmi është afërsisht 5- 6 000euro. Kjo vjen nga lartë, se përroi që është e kanë zënë duke bërë ura të vogla dhe nuk kalon uji. Duhet të rregullohet çështja atje së pari”.

“Dëmet siç e shihni janë të mëdha, nga makinat mjetet e punës, prodhimit gjithçka është e dëmtuar. Më shumë se një metër ujë ka pasur brenda. Dëmi është i madh. Puna është e ndërprerë, presim ekipet të vijnë për të bë vlerësimin e dëmit dhe të vazhdoj procedura. Pjesën ku jemi neve nuk ka kanalizim dhe këto probleme nuk janë vetëm të sotme, por ka pasur edhe raste tjera, por jo në këtë përmasë sikur dje”.

Kreu i Gostivarit Arben Taravari tha se ekipet janë nxjerrë në terren për të bërë vlerësimet e dëmeve, dhe të hënën pritet pasqyra e qartë e vlerësimeve. Ai tha se komuna do t’i mbulojë dëmet, ndërsa ndihmë do të kërkohet edhe nga Qeveria.

“Ekipet e vlerësuesve janë në terren që dje dhe vazhdojnë të jenë, për të konstatuar gjendjen dhe për të vlerësuar sa duhet të kompensohet. Të hënën do kemi një raport që do e kalojmë në këshillin e komunës dhe pastaj do e dërgojmë në Qeveri sepse, kjo nuk është se ka të bëj me Komunën por është gjendje e jashtëzakonshme që mund të ndodh në çdo qytet. Unë pres të hënën të më ofrohet raporti prej ekipit për vlerësim dhe në bazë të saj do e dimë vlerën e saktë dhe do e lëshojmë në këshillin komunal”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Taravari tha se pas përfundimit të vlerësimit, do të nisë edhe procedura e sanimit të përroit dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit. Kërkohet nga banorët që të kenë kujdes si me ndërtimin e urave të vogla, po ashtu edhe me prerjen e pyjeve, me qëllim parandalimin e katastrofave. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme