Pasditën e datës 25.07.2017, vendosa ta kaloj pranë bujqëve, pemtarëve, perimtarëve, agronomëve, fermerëve të Llugaxhisë, vizitova pemishte, perimtari, bashqe, lulishte, fidanishte me mjedër, sera me domate, spec e tranguj dhjetra hektarë tokë të mbjella me shalqi dhe pjepër, kungull misiri dhe kungull për farë të bardhë. Gati për çdo ditë më rastis ti takoj bujqit dhe agronomët, bisedoj me ta, ndaj hallet, dëgjoj ankesat e shumëta të tyre, por edhe i kuptoj shumë mirë ata sepse bashkëjetoj dhe veproj së bashku në fshatin tim të lindjes dhe ku jetoj.
Ndalova marshuten time te njëri prej kultivuesve të mjedrës. Rabit Konjufca ushtaraku me gradë në pension i cili për dy vite ka filluar kultivimin e mjedrës, ka marrë kredi dhe ka investuar në fidane të kësaj kulture nga e cila ka llogaritur se do të realizoj një fitim sa për ti shkolluar fëmijët e tij. Unë vendosa të provoj shkathtësinë apo ngathtësinë time dhe fillova vjeljen e mjedrës e cila për mua ishte e gatëshme, më duhej vetë ta vjelë ate, Rabiti me shumë punë dhe shpenzime ma kishte bërë gati, unë doja vetë ta provoja a është vështirë të merresh me këte punë. Për një orë e gjysmë punë, vetëm 5 kilogram arrita ti vjelë, po ti bleja këto të gatshme nga bujku në këte rast miku im do të më kushtonin 5 euro. Kështu mbytet, ngulfatet, diskriminohet, demoralizohet, pendohet bujku, agronomi, fermeri, perimtari, pemëtari dhe vreshtari. Secili nga këta heq të zinjët e ullirit derisa ta prodhoj një produkt, por në momentin kur dalim në treg ose ia shesim tregtarit mbetemi pa asgjë, ska çmim, ska fitim, ska perspektivë, ska garancion.
S’kemi çfarë të bëjmë, kjo është Qeveria e Kosovës, ky është pushteti komunal që vrapon pas inagurimit të fillimit të ndërtimit të projketeve, vizitës gjatë implementimit të projekteve, në fund edhe prerjen e shiritit apo lëshimit në punë të pak metrave katror të asfaltit, trotuareve, tereneve sportive të hapura, ndriqimin e rrugëve kryesore të fshatrave, në shumicën e fshatrave duke vendosur poqat në shtyllat e kalbura të KEK-ut, shtrimin e trotuareve me kocaka në fshtarat që kanë kanalizim po përdoret gypi i kanalizimit për ujrat e shiut gjë që për pak kohë do të shkaktoj kaos në rrjedhën normale të ujrave të ndotura.
Pushteti komunal po harron se diku ka bujq,blegtor, fermer, agronom, blegtor dhe vreshtarë që vuajnë shumë për të ardhur deri te fitimi i ndonjë euroje. Domosdo bujku do vjen deri te zhgënjimi, paperspektiva, dilema e bujqëve të ngratë, të cilët lodhur, krrusur, djersitur, të dëshpruar ulen në ballë të arës-plantazhit të tyre dhe mendojnë, vallë çka të bëjnë me produktin, frutin e tyre që e presin me muaj e vite i cili duket shumë i bukur në foto e për sy, edhe mua më duket shumë i bukur, por kur e pyesim bujkun aj ofshanë, denis, ndonjëri prej tyre edhe shanë dhe mallkon shtetin që nuk kujdeset fare për ta. Njëri prej buqëve më tha se kjo që ju po e shihni nuk e ka asnjë vlerë për te, i nervozuar sillet vërdallë, sikur dikush ka faj për këte dështim të tij, ndanë mendim me mua, kërkon ti japë një mendim timin, më pyet ta lavroj, ta shkatrroj, ta djegë apo sdi vërtetë nga tia mbaj.
Qeveria por edhe pushteti komunal duhet të ballafaqohen me problemin, të japin subvencion dhe ndihmë për bujqit e vërtetë por jo të ndajnë subvencion për ara për tokën që nuk është e bujqëve por e padronëve dhe qeveritarëve që i kanë privatizuar ato toka. Komunarët duhet të dalin në ara, të takohen me bujqit, e jo të vrapojnë pas infrastrukturës rrugore, investime këto të mirëseardhura por ato janë nga taksat dhe tatimet e qytetarëve me një fjalë janë të tyre.
Rrahja gjoks dhe thurja e lavdatave për investime në infrastrukturë është diçka e demoduar dhe që ka fillu të mos shitet te qytetarët, ata tani më e dinë apo e kanë mësuar se Pushteti Komunal është aty për të caktu prioritetet dhe orjentu investimet publike që rrjedhin nga paraja e grumbulluar nga taksat dhe tatimet e qytetarëve. Në fund na lejoni të shprehim respektin tonë për të gjithë bujqit, kërkojmë prej tyre të qëndrojnë dhe ta kenë durimin edhe për pak kohë. Vetëvendosja ka fituar në zgjedhjet e fundit, ju ja dhatë besimin, ky besim i juaji i dhënë dëshirohet të merret në tavolinë, po shpresojmë se kjo nuk do të arrihet. Qeveria brenda pak ditësh do ti takoj Vetëvendosjes,
Pushteti komunal me datë 22 tetor do ti besohet Vetëvendosjes, kështu bujqit, biznesmenët, prodhuesit vendor duhet të jenë shumë të kënaqur, sepse me VV-në në qeverisje ndalen të gjitha dukuritë negative si: Korrupcioni, mitoja, krimi, haraqi, kushtëzimi, nepotizmi, Qytetarë, biznesmen, agronom, fëmijë, vajza, djem, gra, burra, të rinjë dhe të reja, nxënës dhe student, fatin tuaj e keni në dorën tuaj vendosni me 22 tetor siq vendosët me 11 qershor kështu për juve do vijnë ditë të mira dhe fitimpruerse nga biznesi, investimi dhe përkushtimi i juaj që e keni bërë duke punu tokën. Subvencionet, ndihmat në bujqësi, kredi pa interes për prodhuesit dhe industrialistët e vegjël, sigurim jetësor, sigurim shëndetësor, shkollim ma i mirë, shëndetësi të avancuar, zgjerim të listës së barnave esenciale, mbrojtje sociale, kujdes ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, invalidëve të punës, këto do të jenë vetëm disa nga prioritetet tona.
Programi ynë i qeverisjes lokale do të mbështetet nga programi i Lëvizjes Vetëvendosje i promovuar në dyzet pika në zgjedhjet e fundit parlamentare. /Sakte.net/