Retorika luftarake mes boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve, Izetbegoviq paralajmëron rreziqet

Anëtari i presidencës së Bosnje Hercegovinës Bakir Izetbegoviq paralajmëroi se është e mundur të pritet një përkeqësim i marrëdhënieve Sarajevë dhe Zagreb, si edhe palën serbe të cilat kanë akuzuar për përhapjen e informacioneve të rreme mbi radikalizimin dhe kërcënimin e ekstremizmit islamik në Bosnje Hercegovinë.
Izetbegoviq, për përkeqësimin e mundshëm të marrëdhënieve me Kroacinë, e bëri fajtore anën kroate, sepse, siç tha ai, “shpërfillin interesat, qëndrimet dhe të drejtat e BeH”.

“Në qoftë se Kroacia vazhdon të injorojë interesat, qëndrimet dhe të drejtat e Bosnje dhe Hercegovinës, këto marrëdhënie, të cilat janë ende të fqinjësisë, në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësohen,” ka thënë Izetbegoviq në një intervistë për portalin “faktor”.

“Ne jemi të lidhur edhe me strategjinë e re të miratuar kohët e fundit të Bashkimit Evropian (për Ballkanin Perëndimor). Të dy ne dhe Kroacia,” tha Izetbegoviq, disa ditë përpara takimit trepalësh të BeH, Serbisë dhe Kroacisë në Mostar, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.
Një takim trepalësh në krye – tre anëtarë të Presidencës së BeH, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidentja e Koreacisë Kolinda Grabar Kitaroviq – u njoftua për 6 dhe 7 mars.
Udhëheqësi boshnjak thotë se “të dy anët kroate dhe serbe”, secila nga interesat e tyre, për të arritur qëllimet e tyre, po përhapin me qëllim informacione të pasakta rreth radikalizimit dhe rrezikut të ekstremizmit islamik në BeH.
Sa i përket Ligjit Zgjedhor të BeH, Izetbegoviq pret angazhim më të fortë të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje para majit, dmth para afatit ligjor për shpalljen e zgjedhjeve të tetorit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme