Repushinca është njëri nga fshatrat për të cilin shkruan Reuters,në këtë vend shtëpitë janë boshatisur, në rrugë askush nuk ecën.
Braktisja e fshatit ka ndodhur për shkak të zhvendosjes së popullsisë, shkaktuar nga përdorimi i makinerisë në ekonomi, pas mbylljes së fabrikave në pronësi të shtetit dhe eksodit nga Serbia për shkak të luftërave në vitet e nëntëdhjeta, transmeton lajmi.net.
Agjencia thekson se në shumë fshatra është reduktuar popullsia dhe krejt cfarë shihet atje janë disa çifte të shtyrë në moshë.
Shkollat, klinikat, stacionet, dyqanet janë të mbyllura, nuk ka vizitor, ndërsa rrugët janë plot me gropa.
Përkundër që qeveria serbe është përpjekur për të zgjidhur këto problem duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke ofruar stimuj për të rinjtë, ende nuk ka ndonjë rezultat mbi këtë çështje, sipas Reuters. /Lajmi.net/