Enti Shtetëror i Revizion (ESHR) ka kryer revizion të raporteve financiare dhe revizion të harmonizimit për Gjykatën Penale të Shkupit. Në revizionet e publikuara konstatohet mungesë e dispozitave për caktimin e pagave të të punësuarve, ndërkaq mjetet e ndara për financimin e pushtetit gjyqësor nuk e arrijnë përqindjen e caktuar prej 0,8% nga Bruto Prodhimi Vendor. Gjithashtu është konstatuar se ekzistojnë kushte të ndryshme për plotësimin e një vendi të punës, për çka rekomandohet që të ketë harmonizim. Revizorët, konstatojnë edhe mungesë të formës dhe përmbajtjes së formularëve për udhëheqjen e depozitave gjyqësore, por edhe mungesë të harmonizimit në rregullativën ligjore dhe nënligjore në definimin e pronësisë së mjeteve të vjetra të deponuara pas skadimit të dhjetëve viteve nga dorëzimi i tyre. /Alsat.mk