Pas protestave të zhvilluara në disa kryeqytete evropiane, edhe Mynihu i Gjermanisë është bërë pjesë e mobilizimit të diasporës shqiptare kundër qeverisë.
Protestuesit prezantuan gjithashtu një banderolë të gjatë ku paraqiteshin, sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat përballet vendi, si dhe pyetje drejtuar qeverisë lidhur me skandalet e pretenduara dhe vendimmarrjen për çështje me interes publik. Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me fotografinë e një qytetareje të moshuar, e cila u shoqërua me forcë nga policia gjatë protestës së zhvilluar të enjten pranë Kuvendit të Shqipërisë. Krahas fotos ishte vendosur një mesazh që kërkonte përgjegjësi për përdorimin e forcës ndaj protestuesve.
The post Revolta kundër Ramës ‘pushton’ Mynihun, Disapora shqiptare kërkon transparencë: Rama jep dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.








