Një nga zërat më të fuqishme të grave në BDI, Elita Masha, është shprehur e indinjuar me partine e saj shkaku i mos përfaqësimit të grave në ekzekutiv, njofton Almakos.
Fjalia e fundit e shkruar nga ajo se : “KU SKA GRA SKA JETE GJATESI!”, mbase dëshmon edhe më shume dyshimet për turbulenca të mëdha brenda BDI-së dhe mos pranimi i kuadrove qeveritarë nga baza.
Masha është përfolur edhe për postin e një drejtorie të fuqishme si kuadre e BDI-së, por edhe përkundër tentimeve Almakos nuk arriti ta konfirmoj këtë informacion nga vetë ajo.
Ndryshe, Masha është bashkëpuntore e Ali Ahmetit dhe nje nga gratë sipërmarrëse me suksese ndërkombëtare./Almakos