Revoltohet Elita Masha me partinë e saj BDI: Pa gra në ekzekutiv asnjë qeveri s’ka jetëgjatësi!

Një nga zërat më të fuqishme të grave në BDI, Elita Masha, është shprehur e indinjuar me partine e saj shkaku i mos përfaqësimit të grave në ekzekutiv, njofton Almakos.

“Sa me fat është partia ime BDI që s’jam unë në krye të forumit të gruas. Tani ose do kishim gra në ekzekutiv  në të gjitha nivelet ose do kishim protesta të mirë organizuara para selisë. E dini pse ? Sepse si unë ka plot që mbijetojnë edhe pa partinë dhe kauzen gjinore e kanë mbi gjithcka. #Gratë jo vetëm dekor dhe abuzim për fushatë. #STOP STIGMATIZIMIT GJINOR” shkruan Elita Masha.

Fjalia e fundit e shkruar nga ajo se : “KU SKA GRA SKA JETE GJATESI!”, mbase dëshmon edhe më shume dyshimet për turbulenca të mëdha brenda BDI-së dhe mos pranimi i kuadrove qeveritarë nga baza.

Masha është përfolur edhe për postin e një drejtorie të fuqishme si kuadre e BDI-së, por edhe përkundër tentimeve Almakos nuk arriti ta konfirmoj këtë informacion nga vetë ajo.

Ndryshe, Masha është bashkëpuntore e Ali Ahmetit dhe nje nga gratë sipërmarrëse me suksese ndërkombëtare./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme