“Revolucion”, “Dorëheqje e Ramës”- Kush janë VIP-at e ekranit që iu bashkuan protestave masive kundër Qeverisë

Prej gati 1 jave, vendi është përfshirë nga protesta paqësore për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe rrëzimit të Qeverise. Ajo që nisi si një marshim, kundra projektit, tashmë ka ndezur Tiranën, ku nuk kane munguar thirrjet per revolucion.


Çdo ditë, mijëra qytetarë vërshojnë në bulevard, për të kërkuar fillimisht anulimin e këtij projekti, por më pas edhe dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Me një marshim paqësor dhe me pankarta në duar, protestuesit tashmë kanë marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Por kur vjen puna tek një tubim i thirrur nga shoqëria, pa ngjyrime politike, nuk kanë sesi të mungojnë në shesh edhe emrat e njohur të ekraneve tona. Mes mijëra njerëzve, lehtësisht mund të shquhen ata që kanë një farë popullariteti në rrjetet sociale, ose edhe në ekran. Le t’i hedhim një sy, se cilët janë të famshmit, që i janë bashkuar protestave që mbahen përballë Kryeministrisë.

ERKAND QERIMAJ

erkand qerimaj

Peshëngritësi i njohur e ka lënë pas për disa momente sportin, për t’u bashkuar me qytetarët që kanë vërshuar në protesta. Paparaci ynë ka mundur të fotografë sportistin teksa është rradhitur në krah të protestuesve. Prej disa kohësh, Erkandi i ka shfaqur hapur pakënaqësitë ndaj shtetit, ku ka zgjedhur të flasë për problematikat në sport. Megjithatë, këtë herë ai ka shkuar më tej, ku ka bërë detyrën e tij si qytetar, duke protestuar në shesh.

EMA ANDREA

ema andrea

Edhe aktorja është ndër ato personazhe që zgjedhë të reagojë publikisht për kënaqësitë që ka me qeverisjen në këtë vend. E teksa më herët këto deklarata i bërtiste në hapësirën e saj mediatike, tashmë edhe Ema i është bashkuar protestuesve. Duke mos iu fshehur aspak objektivave të kamerave, ajo ka qëndruar gjatë në shesh, duke iu bashkangjitur kërkesave të qytetarëve, që prej 6 ditësh protestojnë në sheshin përpara Kryeministrisë.

LIVIA BUNGA

Livia Bunga

Dihet që Livia nuk është rritur në Shqipëri. Me jetën e ndërtuar në Itali, ajo u rikthyer në vendin tonë për famë. Por duke kërkuar famën, duket se është ndeshur dhe me problematikat që vendi ynë ka. Ndaj edhe ajo mesa duket ka vendosur që të jetë në shesh, duke protestuar për projektin e Zvërnecit, por jo vetëm. E shoqëruar nga miqtë e saj, Livia është parë në shesh, duke u rradhitur kështu tek figurat publike që ka zgjedhur të reagojë me prezencë në këtë protestë.

VISJAN UKCENAJ

visjan ukcenaj

Jemi mësuar që politikën ta trajtojë me humor, por jo gjithmonë. Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ka treguar se kur vjen puna për të mbrojtur të drejtat, nuk ka aspak ndërmend që të bëjë shaka, përkundrazi. Si shumë qytetarë të tjerë, Visjani është parë në protestë, duke zgjedhur që mos të fshihet aspak, përkundrazi të postojë edhe në rrjetet sociale, praninë e tij.

ALBAN SKËNDERAJ

alban skenderaj ne proteste

Si një emër shumë i dashur për publikun, prania e Alban Skënderajt në protestë, nuk kishte sesi mos të binte në sy. Këngëtari vlonjat, njihet si një emër që zgjedhë të reagojë për çështje sociale, por gjithnjë i distancuar nga politika. Duket se kur vjen puna për Vlorën e tij, dhe jo vetëm Albani bën detyrën si çdo qytetar i këtij vendi. Nën shoqërinë e miqve të tij, këngëtari është parë në protestë, duke iu bashkuar vlonjatëve që kundërshtojnë këtë projekt.

OLTA GIXHARI

olta gixhari

Prej disa vitesh Olta Gixhari ka ndërtuar një jetë në Spanjë, ku jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Megjithatë, të shpeshta janë rastet edhe kur e shohim në vendin tonë për hir të projekteve që ka. Megjithatë, këtë herë arsyeja që është parë në Tiranë ka qenë pikërishtë kjo protestë. Së bashku me djalin e saj të vogël, aktorja ka vendosur që të jetë pjesë e tubimit dhe pamjet nga kjo pjesëmarrje i ka shpërndarë vetë në rrjetet e saj sociale.

JONIDA MALIQI

jonida maliqi

Këngëtarja ka qenë ndër emrat që më së shumti ka reaguar në lidhje me ndërtimin e resortit në Zvërnec. Megjithatë, Jonida Maliqi nuk është ndalur tek postimet në rrjetet sociale, por ka qenë ndër të parat që ka qenë në shesh, bashkë me të dashurin e saj, Alesio Aliaj. Çifti është parë duke marshuar në vijë të parë, duke kundërshtuar kështu atë se çfarë kishte ndodhur. Dyshja, tashmë si çift i konsoliduar, ka zgjedhur të që protestojnë së bashku, duke u shndërruar në një shembuj.

Jonida Maliqi protesta

/GazetaPanorama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme