Rex Tillerson, ish kryetar dhe shef ekzekutiv i korporatës të naftës dhe gazit “Exxon Mobil”, është betuar si Sekretar i Shtetit i Presidentit Donald Trump.
Rex, i cili vjen nga Teksasi dhe është 64-vjeçar, mori aprovimin e Senatit amerikan me 56 vota pro dhe 43 kundër, transmeton Express.
Votimi u mbajt pasi republikanët në Senat i ndryshuar rregullat në mënyrë që t’i aprovonin të nominuarit e Trump-it për Sekretar të Shëndetësisë dhe Thesarit, përkundër bojkotit nga demokratët.
Tillerson, i cili kurrë në jetë nuk ka mbajtur post politik, u përballë me vështrim intensiv për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Tillerson u betua nga zv/presidenti amerikan në Zyrën Oval.
Presidenti Trump i ka thënë Tillerson-it: “Tërë jeta ju ka përgatitur për këtë moment.”/Gazeta Express/