Rexhep Qosja: LDK dhe PDK po bëjnë përpjekje për zhdukjen e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, objektivisht, sot është më e afërt se partitë tjera të quajtura të mëdha, politikat dhe ideologjitë e të cilave hidhen sa djathtas, sa majats, san ë mes, e më së shpeshti në xhepin partiak. Kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja në një intervistë dhënë Epokës së Re

Në këtë intervistë, Qosja veç tjerash ka thënë se ‘janë të ditura qëndrimet e tij, kundër gazit lotsjellës në Kuvend’, por ka thënë se ‘mbron aktivistët dhe figurat tjera të Vetëvendosjes’, për shkak se ndaj tyre po zhvillohet një ‘fushatë e egër, me rrena e shpifje’.

Qosja ka thënë se këtë fushatë, po e zhvillojnë Partia Demokratike e Kosovës bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij ka një qëllim, e që është ‘zhdukja e Lëvizjes Vetëvendosje’.

“Por, unë mbroj aktivistët e Vetëvendosjes kur ushtrohet dhunë ndaj tyre, kur shkelen të drejtat e tyre njerëzore, kur sulmohet Vetëvendosje siç u sulmua me shpifje, me rrena, me denoncime, me urrejtje që sa kohë, sidomos mbas fitores në zgjedhjet e përgjtihshme dhe tani në prag dhe gjatë zgjedhjeve lokale, që u sulmua prej PDK-së dhe LDK-së. Unë e mbroj Vetëvendosjen sepse LDK-ja dhe PDK-ja bëjnë përpjekje për shpërbërjen e saj, zhduljen e saj, ndërsa Vetëvendosje me politikën dhe programin e saj i duhet shumë Kosovës”, ka thënë Qosja.

Duke folur për zgjedhjet lokale, akademik Qosja ka thënë se AAK-ja ka korrur suksesin më të dukshëm në këto zgjedhje, kurse Lëvizja Vetëvendosje thotë se mund të ketë kaluar pak më mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale, por jo si e sa është pritur.

Ndërkaq për PDK-në thotë se ishte dështuesja e këtyre zgjedhjeve lokale. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme