Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se opozita duhet sërish të bashkohet dhe t’i bashkërendojë veprimet.
Sipas tij, vetëm kështu opozita do të mund të mposht koalicionin që thotë se po i bën dëm vendit.
Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Selimi ka thënë se është kundër dhunës kur është pyetur nëse duhet djegur Parlamenti i Kosovës.