Rexhep Selimi porosi kryeministrit Haradinaj

Rexhep Selimi, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “Vetëvendosja” u qëndron pas fjalëve të dhëna qysh para nënshkrimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne si ‘Vetëvendosje’ mendimin e kemi të qartë dhe të pandryshueshëm në vazhdimësi sa i përket rrezikimit të territorit nga Marrëveshja me Malin e Zi. Thaçi, kryeministër i djeshëm dhe president i sotëm, ka bërë shkelje të Kushtetutës në dëm të shtetit dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës në momentin kur e ka nënshkruar këtë marrëveshje, këtë e thotë edhe vetë Kushtetuta, që Thaçi është dashur të ishte në mbrojtje të integritetit dhe të sovranitetit”, ka potencuar Selimi.

Ai thotë që Kosova nuk mund të humbë territor si kompromis dhe një gjë e tillë, sipas tij, është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

“Ne nuk mund ta paguajmë haraçin e nënshkrimit të Thaçit për humbje territori, kështu që pavarësisht situatës së krijuar sot dhe mbajtjes peng të liberalizimit të vizave me anë të këtij nënshkrimi nuk ka llogari as nuk duhet të humbet territor si kompromis, humbja e territorit si kompromis është e pafalshme, shkelje e sovranitetit, është shkelje e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, është shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Nuk ka justifikim i cili e mbulon shkeljen e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Selimi për Zërin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme