Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa. Sknder Rexhepi Zejd në intervistën për emisionin “InBOX Debativ” në LajmTV, thekson se Maqedonia nuk ka probleme ndërnacionale por probleme me persona që kanë të kaluar kriminogjene.
Në këtë intervistë Rexhepi thotë se Lëvizja Besa është duke përgatitur një plan për dalje të vendit nga kriza e thellë politike dhe institucionale. Poashtu përgjigjet edhe në pyetjet nëse mendon se Lëvizja Besa dot përsërisë edhe në zgjedhjet lokale suksesin që shënoi në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Rexhepi flet edhe për “përçarjet” në Lëvizjen Besa, kurse përgjigjet edhe në pyetjen provokative: “A po e përçan Skender Rexhepi këtë lëvizje?”. Një nga pyetjet poashtu ishte nëse ai do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale?