Rey Manaj mbetet pa skuadër, Watford ia ndërpret kontratën

Rey Manaj është një lojtar i lirë. Klubi i Watford konfirmoi këtë të mërkurë se ka ndërprerë me marrëveshje konsensuale marrëveshjen me sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, në një komunikatë ku publikoi listën e futbollistëve të federuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi shqiptar që u transferua tek Watfordi në Championship, kategorinë e dytë të futbollit anglez, në korrikun e 2022 dhe që atëherë ka regjistruar 7 prezenca me Watford, duke shënuar dhe një gol, ndërkohë që shumica e kohës së përshkuar në “Vicarage Road”, stadiumin e klubit që militon në Championship, u kushtëzua nga dëmtimet.

Manaj në këtë mënyrë del futbollist i lirë dhe në bazë të rregullave ndërkombëtare mund të firmosë me çdo skuadër që ka ende vende të lira në listat e tyre të federimeve, pavarësisht përfundimit të afatit të merkatos dimërore.

25-vjeçari nga Lushnja, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit apo edhe e Barcelonës B, tani i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër të re për të qëndruar në aktivitet, duke mos kompromentuar të ardhmen e pa dyshim edhe angazhimin e tij me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Deri para pak ditësh, Manaj ishte në qendër të zërave të merkatos, pasi përforcimet e trajnerit Slaven Bilic në sulm me Henrique Araujo dhe Britt Assombalonga, që u shtoheshin lojtarëve si Joao pedro e Keinan Devis, lanë të kuptohej se për shqiptarin do të ishte e vështirë të gjente minuta.

Mediat ndërkombëtare cituan interesin e disa klubeve nga Italia, Spanja e Turqia, por një transferim nuk u realizua deri në skadimin e afatit të merkatos në këto kampionate.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme