“Rezonanca magnetike”, Antuleska-Belçeska: të mos keqpërdoren terminët

Ministri i Shëndetësisë dhe Drejtoresha e Radiologjisë bëjnë thirrje për mos keqpërdorimin e terminëve. Sipas ministrit Mexhiti pacientët nuk mund t’i drejtohen kokë më vete këtij reparti dhe të kërkojnë rezonancë magnetike për një dhembje koke. Ndërkohë drejtoresha e Radiologjisë duke folur për ankesat e pacientëve për pritjet e gjata tha se duke pasur parasysh kapacitetet me të cilat disponojnë, po e japin maksimumin.

“Duhet të bëhet triazhi i duhur i pacientëve, të konfirmohet cili pacient është urgjent për në magnet, atyre t’u japim përparësi. Magneti e dijmë se nuk rrezaton dhe kështu me rradhë dhe në këtë aspekt po keqpërdoret. Prandaj u bëjmë thirrje edhe kolegëve tanë, të bëhet triazhi i duhur, me qëllim që t’u japim përparësi atyre për të cilët rezonanca magnetike është e domosdoshme, në atë rast edhe ne do të ishim më efikas”, deklaroi Gordana Antuleska Belçeska, Drejtoreshë e Radiologjisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme