Riaktivizimi i zjarrit në pallatin 12-katësh në Lushnje, vështirësohet situata. Flakët dalin jashtë kontrollit, përfshijnë dy kate të ndërtesës

Pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit në pallatin 12-katësh që u përfshi nga flakët sot në Lushnje, situata është vështirësuar sërish.


Neës24, raporton se vatra e riaktivizuar ka marrë përmasa të mëdha. Mësohet se flakët tanimë kanë përfshirë dy kate, më konkretisht të tretin dhe të katërtin.

Kujtojmë se zjarri nisi në katin e tretë të kësaj ndërtese, ku ndodhet qendra tregtare “Metropol”, dhe më pas flakët janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Nga kati i 4 deri në katin e 12, ndodhen mjedise banimi, nga ku janë evakuuar të gjithë banorët.

Ndërkohë, sipas policisë, pas normalizimit të situatës më herët, u bë me dije se në spital ndodheshin 39 qytetarë, si edhe 3 të tjerë të forcave zjarrfikëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme