31 shqiptarë janë riatdhesuar në Shqipëri mesditën e së mërkurës nga Franca dhe Belgjika, pasi kishin kërkuar azil në këto vende, kërkesë e cila u ishte refuzuar.
Në operacion morën pjesë forcat e policisë së Francës, si vendi organizator; ato të Belgjikës, si vend përfitues dhe policia shqiptare si mbështetëse, me financim nga agjencia FRONTEX, raporton TopChannel.
Drejtoresha e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj i drejtoi një apel të gjithë shqiptarëve që të mos aplikojnë për azil politik apo ekonomik, pasi shanset për ta përfituar atë janë zero.