Richard Grenell edhe botërisht e shpalli veten pro-serb dhe anti shqiptar!

Për ata që kanë pasur tru edhe më herët, do duhej ta kuptonin se Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan ishte pro serb .

Por, në periudhën kur z. Kurti e kishte konstatuar një gjë të tillë, kundërshtarët politik të z. Kurti, e quanin atë anti-amerikan.

Tani, Richard Grenell edhe botërisht e shpalli vetin pro-serb dhe anti shqiptar.

Të merrë mbi supet e veta gënjeshtrat e politikës hegjemoniste, ekspansioniste dhe gjenocidale anti shqiptare të Serbisë lidhur me Betejnë e Kosovës, 15 qershor 1389, është e tmerrshme për një diplomat amerikan, i cili nuk disponon asnjë njohuri mbi historinë e popujve ballkanas.

A thua para se të qante hallin e “dëshmorëve” serb, në Betejën e Kosovës, Richard Gernell, a duhej ta dinte se në Betejën e Kosovës kishte marrë pjesë një koalicion i popujve ballkanas, ndër të cilët kishte edhe shqiptarë kundër Ushtrisë Osmane të cilën e udhëheqte Sulltan Murati I .

Siç dihet kolicioni i popujve ballkanas, në të cilin koalicion merrte pjesë edhe Serbia, e kishte humbur luftën kundër ushtrisë Osmane .

Serbia në të vërtetë e feston humbjen e Betejë së Kosovës, për qëllime hegjemoniste dhe ekspansioniste kundër Kosovës dhe popullit autokton shqiptar të Kosovës.

Është e pabesueshme se Administrata Amerikane e ndan të njëjtin mendim me një ish-diplomat amerikan pro – serb dhe anti shqiptar, i cili ku me ditë për çfarë interesa të tija absurde ka rënë viktimë e miteve dhe gënjeshtrave serbe kundër Kosovës (Dardanisë shqiptare).

Po të me lejohej një degresion, dekoratën me të cilin ish-presidenti Thaçi, e dekoroj Richard Grenell, duhej t’i merrej, por kjo nuk besoj se mund të ndodhë, pasi që edhe Enver Hoxha, e kishte dekoruar Alexandër Rankoviq, njërin ndër politikanët serb më anti shqiptar, i njohur për tortura dhe terror ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, por megjithatë asnjë Qeveri shqiptare nuk i’a revokojë dekoratën Alexandër Rankoviq, në shenjë pakënaqësi për shumë krime makabre dhe tortura të cilat ky anti shqiptar në pozitën e ministrit të MPB , të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë i kishte bërë kundër shqitarëve me aksionin famëkeq të ashtuqujtur aksioni i mbledhjes së armëve në vitin 1956… nuk është edhe aq lehtë për ta kuptuar një politikë kaq të butë të qeverive shqiptare ndaj armiqve të popullit shqiptar …

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme