Rifillimi i transportit ndërqytetas, pak udhëtarë në Tiranë, nuk ka ndryshim të çmimit të biletës

Sot ka rinisur punë transporti publik ndërqytetas, por me kusht që të zbatojë të gjitha masat e përcaktuara në protokollet e sigurisë.

I mbyllur prej më shumë se 3 muajsh ky sektor është goditur rëndë nga pandemia, dhe për këtë qeveria po mendon për paketë shtesa për të mbështetur sektorin për të rihapur.

Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara. Shoqatat në disa qytete kanë reguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën.

Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri janë nisur sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera. Ndërsa në Tiranë zbatimi i protokollit të sigurisë po bëhet pengesë për rifillimin normal të transportit urban.

Shoqatat e këtij sektori në Tiranë janë gati të rishikojnë kërkesat e tyre nëse protokolli ndryshon, në të kundërt ata kanë deklaruar se nuk e rinisin aktivitetin. Unioni i shoqatave të transportit qytetës dhe ndërqytetës shprehen se nuk duhet që mbajnë ata përgjegjësi nëse pasagjerët nuk respektojnë rregullat.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme