Rikallo paralajmëron protestë për nesër në veri

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka paralajmëruar organizimin e një proteste të martën, në veri të Kosovës, nëse nuk do të hiqet taksa prej 100% për mallrat serbe,
Afaristët serbë të veriut të Kosovës kanë siguruar qytetarët e veriut se nuk do të ndihet fare mungesë e artikujve ushqimorë nëpër dyqane në veri, pasi artikuj ushqimorë ka në sasi të mjaftueshme. Afaristët e veriut të Kosovës kanë njoftuar, pas vendimit të fundit të Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat serbe, se nuk do të ketë as ngritje të çmimeve. Ata kanë apeluar te qytetarët që të mos grumbullojnë mallra dhe të mos krijojnë stoqe të mallrave nëpër shtëpi, pasi ka mallra në sasi të mjaftueshme.

Radosh Petroviq, përfaqësuesi i afaristëve serbë të veriut të Kosovës, ka thënë në mbledhjen e afaristëve të veriut të Kosovës, të shtunën, se në veçanti janë të fokusuar te afaristët dhe te pronarët e dyqaneve të artikujve ushqimorë, sepse nga ata kërkohet që t’i furnizojnë dyqanet me mallra ushqimore.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme