Rikthehen vrasjet në Tropojë, ekzekutohet me armë teksa po kulloste bagëtitë

Një i ri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Tropojës. Viktima është me iniciale R.A. 25 vjeç. Burime nga policia thonë për tvklan.al se 25-vjeçari që u vra ishte duke kullotur bagëtitë.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe e ka shpallur në kërkim. Mësohet se ai ishte i njohur me viktimën dhe po kulloste gjithashtu bagëtitë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.04.2018, në malin e fshatit Luzhë është vrarë me armë zjarri shtetasi R.A., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se shtetasi R.A i cili po kulloste bagëtitë në fshatin Luzhë dyshohet se është vrarë me armë zjarri automatik, për motive të dobëta, nga shtetasi S.R., 23 vjeç, banues në Luzhë.

Policia po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme