Një grup prej 5 vetash kanë rifilluar vjedhjet në lagjen mat në Prishtinë.Banorëve aty i është kthyer tmerri.
Megjithatë ata që jetojnë në këtë pjesë të Prishtinës janë përgatitur për këtë. Kanë instaluar kamera në çdo cep të lagjes.
E këto kamera kanë kapur disa djem që po bëheshin gati të kryenin vjedhje
Janë siguruar foto nga nata e mbrëmshme e aksionit të hajnave aty.
Burime nga Policia e Kosovës kanë thënë se disa prej të dyshuarve kanë marrë pjesë edhe më vjedhje tjera.
Prandaj thonë se janë të njohur për policinë dhe se bashkë me AKI-në do të nisin një aksion për kapjen e tyre./express/