Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell, vende –vende me mjegull dhe pjesërisht i vranët .
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë tipike pranverore nga 15-18 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet të jetë deri të shtunën, ndërkaq të dielën e ardhshme pritet të rikthehen ngricat me tepmperaturën minimale që do të shkojë deri në – 4 gradë Celcius.