Rikthehet John Kerry, kurse kreu i DASH është mbështetës i Kosovës

Ish-Sekretari i Shtetit, John Kerry do të marrë një post gjatë presidencës së Joe Biden. Ai ishte një nga emrat e propozuar nga Biden për disa prej pozicioneve kryesore.

Raportohet se Kerry do të marrë përsipër rolin e të dërguarit special të presidentit për klimën.

Ndërkohë Avril Haines do të jetë e para grua që do të drejtojë inteligjencës amerikane.

Kurse këshilltari për një kohë të gjatë i Joe Biden, Anthony Blinken do të jetë Sekretar i Shtetit.

Blinken ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës së ish-presidentit Bill Clinton dhe ishte i angazhuar specifikisht në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Në nëntor të vitit 2015, ai ishte takuar me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, për t’i dhënë mbështetje fushatës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

“Krenar për ta përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga UNESCO si anëtare e plotë”, kishte shkruar Blinken.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme