“Rikthimi i ideve për luan në stemën shtetërore ngjall nacionalizmin”

Gazetar: Adrian Kerimi

Rikthimi i ideve për stema me luan apo motive nacionaliste maqedonase do të hapte një kapitull etnonacionalist nga i cili mund të pasojë tensione ndër-etnike vlerëson profesioni universitar, Ali Pajaziti, shkruan Alsat.

Sipas tij, stema duhet të reflekton karakterin unitar dhe përbërjen etnike të shtetit.

“Luani si ikonë dhe si simbol është kryekëput një pikëpamje dhe qasje partiake dhe një qasje e ngushtë monolite që nuk ka të bëjë me shumë kulturësinë në Maqedoni të Veriut. Është një miopi lidhur me habitatin dhe koekzistencën të cilës duhet t’i hapen dyert në mënyrë të vazhdueshme dhe mendoj se kjo mund të shkaktojë tensione dhe tendenca të mëtejme dhe rihapje të një agjende të etnonacionalizmave në Maqedoni të Veriut”, tha Ali Pajaziti, Profesor.

Pajaziti mbron idenë që me hapjen e kushtetutës, të mbyllen edhe çështjet e mbetura si ato etnike ashtu edhe ato integruese.

“Këto janë kërkesa të kohës dhe të realitetit organik në Maqedoni të Veriut, duhet të merren këto ndryshime që janë substanciale për integrimet e vendit në BE”, u shpreh Ali Pajaziti, Profesor.

Sipas profesorit Pajaziti hapja e çështjes së stemës në këtë periudhë përkon me faktin se pushteti dëshiron të përgatisë opinionin për ndryshimet kushtetuese në periudhën që pason. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme