Rikthimi i Zaganit/ Pse ish-polici i Antidrogës nuk ndihet i shpaguar me dënimin e Tahirit

Ish-shefi i Antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani ka rrëfyer se pasi u përball me kushërinjtë e Saimir Tahirit që trafikonin drogë në Vlorë, ndaj tij nisi linçimi nga prokuroria dhe policia.


Kur Saimir Tahiri ankohej për kontrollin që iu bë në shtëpinë e tij nga policia, Zagani i përgjigjej:

“E pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese? A mendon ndopak si u ndjenë femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….?”

Tani që Tahiri është në burg, supozohet se ish-shefi i antidrogës të jetë duke provuar ditët e tij të shpagimit. Por Zagani thotë se ndjehet i zhgënjyer. Dënimi që u dha për ish-ministrin e Brendshëm sipas tij nuk është i mjaftueshëm. Në intervistën që dha për Euroneës, Zagani bën krahasimin me dënimin që iu dha atij vetë:

 “Të dënosh Saimir Tahirin 3 vjet e gjysmë për shpërdorim detyre, ish-ministrin tim, për ato që kam thënë unë. Ndërkohë që unë jam 4 vjet e gjysmë i dënuar për të njëjtën vepër penale,” – deklaroi ai.

“Saimiri ishte një ingranazh nuk përfaqëson çfarë ka ndodhur nuk mund të marrë përsipër çfarë ka ndodhur aty. Ai kërkon të mbyllë hallet e atij të madhit. S’mund të bëjë Tahiri gjithë ato gjëra dhe Edi Rama mos ishte në dijeni. Është bërë akordi që ky të mos flasë dhe të rrijë pak brenda, aty është një akt marrëveshje. Unë dëgjova trupën gjykuese është provuar lidhja me bandën kriminale nuk është shpërdorim detyre por është bashkëpunim me organizatën kriminale, nuk ka sens të qëndrojë. Shpërdorimi i detyrës për mua ishte kapja e trafikantëve të drogës pa lejen e Saimirit. Unë jam polici nuk jam jurist. Por me aq sa njoh ligjin dhe procedurën penale aty duket qartë që ka një akord për të minimizuar dëmet Saimir Tahirit për të mbluar dëmet e mëdha të Edi Ramës. Në këto kushte ngelet për tu parë, por Simir Tahiri do të dalë shumë shpejt dhe pastaj të hajë gëzuar lekët që nuk e di ku i ka. Disa muaj do të bëjë burg. Saimir Tahiri do të qërrohet nga politika kjo është e mira. Mund të nxjerrë emra Tahiri? Çdo gjë është e mundur për shkak se ndodhemi në Shqipëri. Duke analizuar situatën çfarë ndodhi unë mendoj se do të dalë shumë shpejt dhe në heshtje do të gëzojë lekët dhe pastaj jetë të lumtur. Por edhe mund të nxjerrë ndonjë emër, çdo gjë është e mundshme. Krimi i organizuar ka marrëveshje me bazë ekonominë, bashkëpunimi. Është dënim sa për sy e faqe jo për mua dhe ty , por për tek vilën tek rruga e Elbasanit. Për tu mburrur ambasada që ja po jep rezultat reforma në drejtësi. Kjo është diktatura e krimit të organizuar. Në propagandën që Edi Rama dhe Rilindja ka organizuar po mundohen ti hedhë hi syve shqiptarëve”, është shprehur Zagani në lidhje me gjithë këtë proces, i cili sipas tij, ka shumë pikëpyetje.

Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Dritan Zagani ishte i pari që akuzoi lidhjet e Tahirit me Habilajt, që trafikonin drogë dhe armë drejt Italisë.

Dritan Zaganit denoncoi se makina tip ‘Audi’ me targa AA 003 GB, përdorej rregullisht nga grupi i Habilajve për transport droge jashtë kufijve, pasi makina ishte në emër të Ministrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme