Gostivari dhe Vrpaçishti kanë mbështetur fuqishëm përfaqësuesit e koalicionit Rilindje me BESË të cilët shpalosën para të pranishmëve të shumtë pjesë nga platforma e tyre politike dhe qëllimet kryesore lidhur me perspektivën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Salla e stërmbushur dhe duartrokitjet për kryetarët Bilall Kasami e Fadil Zendeli rikonfirmuan mbështetjen e banorëve të Gostivarit dhe atyre të Vrapçishtit lidhur me Rilindjen me BESË, e koalicion i cili në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojë me numrin 10.
Numri i mbështetësve të Rilindjes me BESË është i lartë. Të gjitha strukturat tashmë janë mobilizuar për t’u parapërgatitur për konventën për promovimin e kandidatëve për deputet të këtij koalicioni që do të prezantohen të martën, me 22 nëntor në sallën VIP ARENA (Boris Trajkovski) në Shkup. Pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe e mbështetësve që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë konventë, konsiderohet se do të jetë fillimi i rënies së BDI – së.