Rindërtimi i skenës në “3D”, si u vra gazetari grek, videoja, celularët dhe laptopi, hetuesi: Pistat

Drejtësia greke ka në duar videon e vrasësve të gazetarit George Karaivaz. Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë arritur që të kenë një provë shumë të rëndësishme për lëvizjet e autorëve para dhe pas krimit ku u zhdukën dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar mbi ekzekutimin. Fokusi i hetimit do të jenë celularët dhe laptopi i gazetarit.

Gazetari u ekzekutua me dhjetë plumba dy ditë më parë, dy prej të cilave në kokë, sipas rezultateve të autopsisë në Athinë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar zbardhjen e shpejtë të vrasjes. “Vrasja me gjakftohtësi e gazetarit George Karaivaz ka tronditur të gjithë shoqërinë.

Unë u takova me Ministrin e Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis, në mënyrë që të kërkoja një hetim të shpejtë të çështjes. Ai më siguroi se Policia Greke po bën çdo përpjekje për të gjetur fajtorët” tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme