Rinumërimi i 1400 vendvotimeve pritet të zgjasë tre javë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

Eugen Cakolli nga KDI për KosovaPress ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani.

Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.

Sipas Cakollit vendimi për rinumërimi nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa do ta zvarrisë tutje certifikimin e rezultateve. Madje ai thotë se i tërë ky proces mund të përmbyllet me certifikim në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor.

Edhe analisti politik, Rasim Alija thotë se duke marrë parasysh trendin e rinumërimit të deritanishëm në QNR, procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve do të zgjasë rreth dy javë, teksa shton se nevojitet një reformë zgjedhore me qëllim që të mos përsëriten parregullsi të tilla.

Përmes një shkese për media, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar  se sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë procesit i rinumërimit të vendvotimeve, pasi vendimit të marr nga PZAP.

“Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në shkresë.

PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme