Rinumërimi rrëzoi ministrat

Disa nga ministrat në detyrë të kabinetit qeveritar, të cilët sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve u bë e ditur se kanë fituar ulëse në Kuvend, kanë dalë nga loja gjatë procesit të rinumërimit të 117 kutive të votimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Rinumërimi i 117 kutive të votimit ka nxjerrë nga loja ministrat në largim, të cilët fillimisht siguruan mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ministri Imet Rrahmani “kishte siguruar” ulësen e deputetit njëjtë sikurse edhe ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq.

Por pas rinumërimit të këtyre kutive të votimit Rrahmani ka mbetur jashtë Kuvendit dhe në vend të tij ka hyrë Naser Osmani, ndërsa në vend të Jagcilarit ka hyrë Fikrim Damka.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka hyrë në Kuvend në vend të Branimir Stojanoviqit.

Deputeti nga radhët e koalicionit LAA Naser Osmani, i cili arriti të hyjë në Kuvend pas rinumërimit të 117 kutive, ka thënë se procesi i numërimit të votave është shoqëruar me manipulime.

“Unë tash dyshoj që ndonjë deputet i cili i ka marrë votat nuk është futur në Parlament si rasti im. Kjo tregon se manipulimet e komisionarëve kanë ndodhur në përmasa të mëdha”, ka thënë Osmani..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme