Risia e fundit nga Apple, iPhone mund të klonojë zërin e njeriut

iOS 17 i iPhone, i quajtur “zëri personal”, mund të klonojë dhe zëvendësojë zërin e njeriut me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Mjeti, i cili do të jetë i disponueshëm nga shtatori, është i destinuar për njerëzit që rrezikojnë të humbasin fuqinë e të folurit ose ata për të cilët të folurit është problem, transmeton SkyNews.


Në mënyrë që një përdorues të krijojë zërin e tij digjital sipas kërkesës, ai duhet të lexojë 150 fraza të rastësishme, gjë që zgjat rreth 15 ose 20 minuta.

iPhone-t i duhet shumë kohë për të përpunuar zërin sepse gjithçka bëhet në vetë pajisjen, dhe pajisja duhet të kyçet dhe karikohet.

Pasi mjeti të ketë marrë të dhëna të mjaftueshme për zërin e përdoruesit, ai do të jetë në gjendje të fusë një tekst dhe gjithçka që shkruan do të shqiptohet me “zërin e tij personal”. Një gazetar i SkyNews provoi funksionin dhe testoi mjedisin duke u dërguar miqve mesazhe zanore të lexuara me zërin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme