Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora është dalur në një konferencë për shtyp të mbajtur në Prishtinë në orët e pasdites
Këngëtarja ka thënë se është e lumtur që do të këndojë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të Botës”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert para afër një muaji.
Fillimisht ishte thënë se ajo nuk do të këndonte për shkak të një shume të parave që ishin kërkuar, por qeveria më vonë e kishte sqaruar këtë rast.
Këngëtarja pritet që të dal para publikut kosovar sonte pas orës 22:00.