Rivarrimi i kolonel Krasniqit në Kosovë në 20 vjetorin e vrasjes, kërkojnë deputetë të LDK-së

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot i dorëzuan ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish -ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Ministri i FSK-së, Berisha, sipas kumtesës, i falënderoi deputetët për besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë.

Ish – ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhrat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi.

Image

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme