Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 40-vjeçari S. P. roje ne nje lokal ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalNdërkohë, 46-vjeçari D. D. elektricist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.
Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Roja i një lokali humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike, plagoset rëndë elektricisti appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



