Analistët, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja, të ftuar në studion e “Pikat mbi i”, vlerësuan rolin e Gjykatës Kushtetuese deri më tani.
Zheji u ndal te vendimi i Kushtetueses për ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.
Ai argumentoi se vendimi ishte një dëshmi, se në vendin tonë, për çështje që kanë të bëjnë me vendime që është në interes të popullit, pjesëmarrëse duhen të jenë të tre institucionet e rëndësishme të vendit, Kryeministria, Presidenca dhe Parlamenti.
Ndërsa Lubonja, argumentoi se është pesimist mbi rolin e Kushtetueses, pasi shtoi se sipas tij, kjo gjykatë është në presion nga qeveria.
Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti me kërkesë të kryeministrit. Ky vendim i Kushtetueses a mund të krijojë konfuzion?
Fatos Lubonja: Unë mendoj që është dytësore kjo. Një vendim që mori për ministrin, që ka më shumë me procedurë sa i rëndësishme është Presidenti, lidhet me atë që do të jetë sërish President Meta, apo do ta vendosë Rama presidentin e ri. Pra, Meta do të hiqet tani, do të hiqet në 2022-in dhe Gjykata Kushtetuese ka fuqi që Rama të vendosë në vend të tij një njeri që do ai. SPAK-u mund të hapë proces për Erjon Veliajn, Ramën për abuzim me pronat publike. Por a mund të ndodhë kjo në Shqipërinë tonë? Kjo është çështja.
Kujt i ka dhënë të drejtë Gjykata Kushtetuese?
Fatos Lubonja: A mundet një grup prej 4-5 vetash të ndershëm të kthejnë rrjedhën e historisë. Ama kur vjen puna për disa vendime që e tronditin regjimin, jam pesimist.
Artur Zheji: Ka dy fjalë të urta, njëra thotë me një dallëndyshe nuk vjen pranvera. Vendimi që është marrë për ministrin Cakaj është një dallëndyshe. Ka dhe një shprehje tjetër, pas të parës vijnë ë tjerat. Rama e dominon, Gjykatën Kushtetuese, nuk dua ta besoj këtë gjë, mund të ndodhi, por s’e besoj. Nëse Rama është fitimtar i mandatit të tretë. Nëse futet dhe te Gjykata Kushtetuese, ka marrë gjithçka. Pas të parës vijnë të tjerat, vendime me aromë pavarësie nga Gjykata Kushtetuese.
Çfarë prisni nga Gjykata Kushtetuese për vendimin për Teatrin Kombëtar?
Fatos Lubonja: Lidhur me Teatrin Kombëtar nuk e di çfarë vendimi do të marri, nëse duhet 5 me 2 siç është. Është problem i madh Teatri Kombëtar. Dimë që të paktën tre i ka zgjedhur PS dhe nëse i bëjnë thirrjen e tyre, por nuk dua të vëmë në dyshim ndërgjegjen, por edhe mund ta vëmë, sepse përvoja na ka treguar të kundërtën. Teatri është problem, mund të bëhen kompromise. Nëse do të shikojmë strategjinë që ka ndjekur Rama gjer tani, është ajo e Polifemit. Me pushtetin e madh që ka marr tani Rama, mundet që ai mund të thotë mund t’i ha të gjitha menjëherë, ose një nga një. Në këtë aspekt, teatri që thoni ju, mund të lejojë vendimin e Kushtetutës dhe më pas të nxjerrë ndonjë reformë tjetër.
Artur Zheji: Më duket ndonjëherë sikur e shohim Ramën si të plotpushtshëm. Ai është një njeri, me timon që drejton dhe historia na mëson një gjë. Historia na kujton që çdo element, aq më tepër një njeri. Çdo element në pushtet, ka lindjen, zenitin dhe perëndimin e tij. Rama këtë hall ka, e din që nuk rilind më.
Fatos Lubonja: Nuk e konsideroj Ramën si të gjithëpushtetshëm që personaliteti tij ndikon, por e konsideroj në krye të një pushteti. Nëse do të jetë në krye, për mua shumë shkatërrime të kryeqytetit, të imoralitetit të shoqërisë shqiptare, që njerëzit e meritës dalin në krye, këto janë produkt jo i Ramës së vetëm, por i një sistemi. Një ekonomi kriminale, ka nevojë për në krye të një njeri që bën fasadën. Mendoj që edhe Gjykata Kushtetuese është në presionin e këtij sistemi.
Çfarë premisash të ka dhënë Kushtetuesja?
Fatos Lubonja: Pozitive. Por nuk prekin ende thelbin e gjësë. Jemi në Shqipëri, në këtë vend ku nuk vendos dot. Unë do të dëshiroja të kishim më shumë rezistencë, për këtë duhet të ketë vëmendje Gjykata Kushtetuese, nga media, populli, opozita dhe shoqëria civile.
Artur Zheji: Mendoj që Rama, kryeministri i Shqipërisë është shumë i sinkronizuar me një politikë që po pushton një pjesë të planetit. Nëse do të kishim parasysh polemika Trump-Cliton e tmerrshme. Macroni po lëkundet shumë në Francë, kemi një opozitë të fortë atje. Në Itali kemi Draghin, që ka një parti të vogël në opozitë. Partitë historikisht kanë qenë të zjarrta me njëra-tjetrën. Në këtë këndvështrim mendoj që Gjykata Kushtetuese, ndoshta është e drejtë ajo që thotë Lubonja, është një ujëndarës, mund të ndajë shumë pisllëqe ndonjë anë, e ujin më të pastër nga ana tjetër. Ka presion sistemi? Pafund, por histori tregon që thyhet një mekanizëm. Unë shoh që i gjithë ky pushtet i Ramës është tepër, duhet të ketë një krisje sistemi, por është një gjë, peshorja duhet të vendoset në një ekuilibër të ri.
Fatos Lubonja: E ardhmja varet nga vullneti ynë. Aventurierët tanë vazhdojnë në rrugën drejt humnerës. Në fund fare, dinakëria na kthen aty ku është. Po vazhduam kështu, ikin shqiptarët dhe vijnë nga Bangladeshi. Na u zhvillua një Shqipëri që të gjithë lënë vendin dhe sot jemi në të njëjtën gjë. Shqipëria dot ë pakësohet dhe në një botë globale kjo ndodh. Përcaktohet nga vullneti që vetëm përvoja mund ta bëj, për t’u kthyer mbrapa, por ne jemi pa përvojë.
(BalkanWeb)