Forcat demokratike të romëve (FDR) kërkojnë që gjuha e tyre të zyrtarizohet në Maqedoni, nëse kjo gjë ndodhë me gjuhën shqipe, pasi që janë pakica më e madhe në vend, pas shqiptarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti kërkon që nëse ndërrohen simbolet e shtetit, atëherë në simbolet e reja të përfshihen edhe ato të romëve. FDR-ja shprehet kundër favorizimit të bashkësive të caktuara, sepse sipas tyre, bëhet diskriminim ndaj bashkësive tjera që jetojnë në Maqedoni.
Shaban Saliu, kryetar i kësaj partie, thotë se me vëmendje janë duke e përcjellur situatën politike në vend, ndërkaq janë të befasuar nga sjellja e bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht nga disa ambasada.
Ai është i shqetësuar edhe nga, siç thotë, sjellja e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në aspekt të çfarëdoqoftë kërkese, drejtimi apo platforme.